Konfirmohet rasti i parë me coronavirus në Uells

Bota

Konfirmohet rasti i parë me coronavirus në Uells

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:27
Foto

Uellsi ka konfirmuar sot rastin e parë të coronavirusit.  Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një pacient që ishte kthyer nga Italia.

Ndërkaq edhe dy raste të tjera janë raportuar sot në Angli, duke e çuar numrin e përgjithshëm të prekurve në Britaninë e Madhe në 19.

Lajmin e dy rasteve në Angli e ka konfirmuar edhe zyrtari kryesor i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty, teksa deklaron se pacientët janë transferuar në qendrat e specializuara të infeksionit NHS në Spitalin Royal Free.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat