10,000 gjermanë mbesin të bllokuar në Zelandën e Re, vendi ndaloi fluturimet e kthimit

Bota

10,000 gjermanë mbesin të bllokuar në Zelandën e Re, vendi ndaloi fluturimet e kthimit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Mijëra turistë gjermanë nuk mund të kthehen nga Zelanda e Re, pasi qeveria ka refuzuar fluturimet e kthimit të të huajëve për shkak të krizës së koronavirusit.

Sipas ministrisë gjermane të punëve të jashtme, kjo përfshin më shumë se 10,000 turistë.

Një deklaratëe publikuar nga ambasada gjermane në Zelandën e Re thote se fluturimet e kthimit do të shtyheshin deri pas 31 marsit, por ende nuk dihet një datë e saktë.

Zelanda e Re është shprehur se po punon për të ndihmuar turistët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi, por kjo është punë komplekse.

“Ndërkohë është e rëndësishme që njerëzit që kanë vizituar vendin tonë të vetë-izolohen dhe të kenë kontakt me ambasadën përkatëse,” u shpreh ministria e punëve të jashtme të Zelandës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat