Këto janë pesë vendet më të goditura nga Covid-19 në botë - Bota Sot
Këto janë pesë vendet më të goditura nga Covid-19 në botë

Bota

Këto janë pesë vendet më të goditura nga Covid-19 në botë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:18
Ilustrim

Virusi i ri Covid-19 ka infektuar më tepër se 3.4 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka marr jetën e të paktën 243.000 personave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto janë pesë vendet me shifrat më të larta të infektimit dhe viktimave, në botë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Më shumë se 1.1 milion të prekur dhe 66.300 viktima.

Spanjë: Më shumë se 216.000 të infektuar dhe 25.100 viktima.

Itali: Më shumë se 209.000 të infektuar dhe 28.700 viktima.

Mbretëria e Bashkuar: Më shumë se 183.000 të infektuar dhe 28.000 viktima.

Franca: Më shumë se 168.000 të infektuar dhe 24.700 viktima.

Ndërkohë kujtojmë se nga e hëna datë 4 maj në mjetet e transportit publik në Itali do të udhëtohet në numër të limituar pasagjerësh.

Gjithashtu, vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në transportin publik nga dita e hënë në Spanjë, teksa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër.

Ndërsa, grupet konservatore që këshillojnë Shtëpinë e Bardhë kanë publikuar një numër planesh për rihapjen ekonomike të vendit me një temë të përbashkët: Amerikanët duhet të kthehen në punë menjëherë, për të ndalur dëmin ekonomik dhe shoqëror që po sjellin bllokimet e zgjatura. Edhe përgjigjja e administratës Trump ndaj koronavirusit vërtitet rreth të njëjtit mesazh: nevojës për një rihapje të shpejtë.

Pas 11 majit, jeta publike në Francë pritet të fillojë përsëri shumë ngadalë. Por kryeministri Edouard Philippe paralajmëron se do t’i vonojë lehtësimet, po të rritet përsëri numri i infektimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat