Doli apo jo nga laboratori? Lufta e deklaratave, Kinë-SHBA

Bota

Doli apo jo nga laboratori? Lufta e deklaratave, Kinë-SHBA

Më: 7 maj 2020 Në ora: 01:12
Wuhan

Media shtetërore kineze ka akuzuar Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo për mashtrim, pasi ai tha se kishte “prova të mëdha” që koronavirusi  buronte nga një laborator në Wuhan.

Pompeo e bëri deklaratën të dielën, pa hyrë në specifikime.

Në një editorial të martën, gazeta Global Times shkruante se Pompeo ishte “i degjeneruar”.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se pretendimet e SHBA janë “spekulative” dhe se nuk ka parë asnjë “provë specifike”.

Çfarë thanë mediat kineze?

Redaksitë në mediat shtetërore kineze shpesh jepnin një pasqyrë në drejtim të të menduarit të qeverisë, por ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare për komentet e  Pompeos. Të hënën, Global Times akuzoi  Pompeon për “teori absurde dhe fakte të shtrembëruara”, dhe sulmi vazhdoi dhe të martën. “Pompeo synon të vrasë dy zogj me një gur duke nxitur gënjeshtra,” tha ajo. “Së pari, ai shpreson të ndihmojë Trumpin të fitojë rizgjedhjet këtë nëntor … së dyti, Pompeo e urren Kinën socialiste dhe, veçanërisht, nuk mund të pranojë ngritjen e saj”.

Redaksia pranoi se kishte “probleme fillestare” në përgjigjen e Kinës ndaj shpërthimit, por shtoi “performanca e përgjithshme është mjaft e ndritshme dhe i tejkalon të metat”.

Global Times nuk është e vetmja media kineze që i kundërvihet Pompeos dhe SHBA.

Daily People tha se Pompeo nuk kishte “asnjë provë”, ndërsa një artikull në CCTV akuzoi politikanët amerikanë për “komplot”.

Çfarë tha Mike Pompeo?

Në një intervistë në ABC të dielën, Pompeo tha se kishte “prova të mëdha” që virusi ishte shfaqur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan. “Mos harroni, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ata kanë një histori të drejtimit të laboratorëve nën standarde,” tha ai. Pompeo – ish drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) – tha se ai nuk mendon se virusi ishte i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht. Laboratori i Wuhanit është i njohur për studimin e koronaviruseve në lakuriqët. Në prill, Presidenti Trump u pyet nëse “protokollet e dobëta të sigurisë” lejuan që një virus i tillë të shpëtonte përmes një praktikanti. Trump nuk e konfirmoi teorinë, por tha: “Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë historira”.

Javën e kaluar, ai u pyet nëse kishte parë prova që i jepnin një “shkallë të lartë besimi” idesë se virusi doli në laboratorin e Wuhan. “Po kam,” u përgjigj ai – por tha se nuk mund të tregojë detaje.

Muajin e kaluar, Washington Post raportoi se zyrtarët amerikanë vizituan laboratorin në janar të vitit 2018 dhe raportuan se shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë.

Çfarë thonë ekspertët?

Të hënën, drejtori i Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit, Michael Ryan tha se nuk kishte marrë “asnjë të dhënë ose provë specifike” nga SHBA në lidhje me origjinën e virusit. “Pra, nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative,” tha ai. Javën e kaluar, komuniteti i inteligjencës amerikane tha se “pajtohej” që virusi “nuk ishte i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht”.

Por OBSH tha që do të “vazhdojë të ekzaminojë” nëse shpërthimi filloi përmes “kontratës me kafshët e infektuara, ose nëse do të ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan”.

Kryeministri Australian Scott Morrison tha të martën se burimi më i mundshëm i virusit ishte një treg i kafshëve të egra. Sidoqoftë ai tha se nuk do të përjashtonte teorinë se ajo kishte origjinën në një laborator.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që të kemi një rishikim të duhur, një përmbledhje të pavarur e cila shikon burimet e këtyre gjërave në mënyrë transparente, në mënyrë që të mësojmë mësimet,” u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë, “burimet e inteligjencës” perëndimore kanë thënë për disa media që nuk ka “asnjë provë” për të sugjeruar virusi  rrjedh nga një laborator. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat