​Powell: Rimëkëmbja e plotë ekonomike mund të varet nga vaksinat

Bota

​Powell: Rimëkëmbja e plotë ekonomike mund të varet nga vaksinat

Më: 17 maj 2020 Në ora: 19:48
Jerome Powell

Drejtori i Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell tha sot se rimëkëmbja e plotë ekonomike e SHBA-së mund të shtrihet thellë në vitin e ardhshëm dhe se një kthim i plotë mund të varet nga gjetja e një vaksine për virusin korona.

"Kjo ekonomi do të rikuperohet. Mund të marrë kohë, mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm. Ne vërtet nuk e dimë, "tha Powell për CBS.

Powell vuri në dukje se rikuperimi ka të ngjarë të varet nga mënyra se si amerikanët ndjehen për sigurinë e tyre.

"Duke supozuar se nuk ka një valë të dytë të koronavirusit, unë mendoj se do të shihni që ekonomia të rimëkëmbet në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit," tha shefi i Rezervës Federale Amerikane.

Megjithatë, ai shtoi se "se për shërimin e plotë të ekonomisë duhet të pritet ardhja e vaksinës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat