Covid-19, shifrat globale: Mbi 2 milionë persona të shëruar - Bota Sot
Covid-19, shifrat globale: Mbi 2 milionë persona të shëruar

Bota

Covid-19, shifrat globale: Mbi 2 milionë persona të shëruar

Më: 21 maj 2020 Në ora: 10:20
Ilustrim

Numri i të shëruarve pas infektimit me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milionë.

Gjithsej 2,026,178 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (370,812), Spanjë (196,958), Gjermani (158,000), Itali (132.282), Turqi (113.987), Brazil (116,683), Iran (98.808), Rusi (85.392) Kinë (78.244) dhe Francë (63.354)

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5,092,034 raste me virusin, ndërsa 329,768 njerëz kanë humbur jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat