Norvegjia dhe Danimarka do t’i hapin kufijtë, nuk do t’jua lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

Bota

Norvegjia dhe Danimarka do t’i hapin kufijtë, nuk do t’jua lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:21
Ilustrim

Kur t’i hapin kufijtë, Norvegjia dhe Danimarka nuk do t’jua lejojnë hyrjen banorëve nga Suedia, pasi të dhënat tregojnë se në këtë shtet, ka më së shumti të vdekur nga coronavirusi për kokë banori.

Kryeministri danez Mette Frederiksen njoftoi se Danimarka do të rihapë kufijtë nga 15 qershori për banorët e Gjermanisë, Norvegjisë dhe Islandës, por ‘me kufizime’.

Të gjithë ata që duan të hyjnë në Danimarkë, duhet të vërtetojnë se kanë rezervuar për të qëndruar gjashtë ditë, ndërsa iu ndalohet të kalojnë natën në Kopenhagë.

Por, si Norvegjia ashtu edhe Danimarka, kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë hyrjen e vizitorëve suedezë. Në shtatë ditët e fundit, Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes nga coronavirusi për kokë banori se çdo vend tjetër në botë.

Ky shtet skandinav që refuzoi të mbyllet si pasojë e pandemisë, regjistroi 5.59 vdekje në një milion njerëz, në një mesatare prej shtatë ditësh, deri më 29 maj.

Kjo normë është 11 herë më e lart se mesatarja botërore prej 0,49 vdekjeve për çdo një milion njerëz, gjatë të njëjtës periudhë.

Mesatarja e shtatë ditëve në Suedi, është më e lartë se çdo shtet tjetër, i ndjekur nga Brazili (4.51), San Marino (4.21), Peru (4.12) dhe Britania e Madhe (3.78).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat