Një tërmet me fuqi prej 6.8 magnitudë godet Kilin, pjesa veriore e vendit mbetet pa energji elektrike

Bota

Një tërmet me fuqi prej 6.8 magnitudë godet Kilin, pjesa veriore e vendit mbetet pa energji elektrike

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 6.8 magnitudë ka goditur sot pjesën veriore të Kilit.

Ky tërmet i fuqishëm dridhi më së shumti rajonin e Antofagastat, duke bërë që disa qyteza të mbesin pa energji elektrike.

Një video e filmuar brenda një zyre tregon se si gjithqka brenda saj lëkundej, derisa shtyllat elektrike nëpër rrugë lëviznin majtas-djathtas.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo viktima. Në anën tjetër, pas intervenimit të ekipeve kompetente është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Antofagastat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat