Brazili fsheh të dhënat për Coronavirusin

Bota

Brazili fsheh të dhënat për Coronavirusin

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Autoritetet braziliane kanë vendosur të heqin të dhënat disa mujore për Covid-19 nga faqja zyrtare e qeverisë, mes kritikave për trajtimin që Presidentit Jair Bolsonaro ndërmori për shpërthimin.

Ministria e shëndetësisë tha se tani do të raportonte vetëm raste dhe vdekje në 24 orëve të kaluara, duke mos dhënë më një shifër totale siç bëjnë shumica e vendeve.

Sipas presidenti Bolsonaro, marrja e këtij vendimi është bërë sepse shifra e përgjithshme e viktimave dhe e të prekurve nga pandemia nuk pasqyron tablonë e vërtetë të efekteve të Covid-19 në vend.

Brazili ka numrin e dytë të rasteve më të larta në botë, dhe kohët e fundit ka pasur më shumë vdekje se çdo vend tjetër.

Vendi i Amerikës Latine ka më shumë se 640,000 infeksione të konfirmuara, por numri besohet të jetë shumë më i lartë për shkak të testimit të pamjaftueshëm. Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur, numri i tretë më i lartë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat