Nuk respektonte masat – një gjykatës në Brazil urdhëron Presidentin Bolsonaro të bartë maskën në hapësira të jashtme

Bota

Nuk respektonte masat – një gjykatës në Brazil urdhëron Presidentin Bolsonaro të bartë maskën në hapësira të jashtme

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:15
Jair Bolsonaro

Një gjykatës në Brazil ka urdhëruar Presidentin, Jair Bolsonaro, të bartë një maskë mbrojtëse, kur ai ndodhet në hapësira publike – kryesisht në kryeqytetin Brasilia dhe në rajonin përreth.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Presidenti i ekstremit të djathtë është kritikuar vazhdimisht për mos-respektimin e masave ndaj coronavirusit, pasi gjatë fillimit të pandemisë e krahasoi sëmundjen me një grip të zakonshëm.

Bolsonaro është shfaqur gjatë gjithë kohës pa maskë në publik, ndërsa edhe nuk respektonte masat e distancimit shoqëror.

Në një tubim, ai u filmua duke u kollitur pa e mbuluar gojën, dhe në një rast tjetër u kap duke teshtitur në dorë dhe menjëherë pas kësaj ia shtrëngoi dorën një gruaje të moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat