Car Vladimiri: Putin shpall fitoren në reformat që e lejojnë të jetë në pushtet deri më 2036

Bota

Car Vladimiri: Putin shpall fitoren në reformat që e lejojnë të jetë në pushtet deri më 2036

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:40
Vladimir Putin

Të ndihmuar nga makineria elektorale e Kremlinit, rezultati zgjedhor për reformat kushtetuese të Vladimir Putinit – që e lejojnë të mbetet në pushtet deri më 2036 – nuk ishte kurrë në dyshim.

Por vndimi për t’i publikuar “rezultatet” preliminare live pesë orë para se të mbylleshin vendvotimet ishte diçka që surprizoi edhe observuesit.

Projeksioni i 73 për qind të votave në favor të amandementeve që e lejojnë Putinin të qëndrojë në pushtet edhe pas 2024-s ishte diçka që nuk ishte pritur as nga Kremlini, shkruan Independent.

Shifrat ishin në vijë me eksit pollet të publikuara në sondazhet shtetërore FOM dhe VTsIOM, që regjistruan 70 për qind dhe 76 për qind respektivisht.

Por grupet opozitare treguan një tjetër gjë.

Nga sondazhet e tyre të pavarura, votimi ishte më i përafërt me 49,91 për qind pro dhe 49,87 për qind kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat