Futen në vetëizolim si rezultat i valës së dytë në Melbourne, myslimania ankohet për ushqimin që ia dërgojnë – thotë se nuk është hallall - Bota Sot
Futen në vetëizolim si rezultat i valës së dytë në Melbourne, myslimania ankohet për ushqimin që ia dërgojnë – thotë se nuk është hallall

Bota

Futen në vetëizolim si rezultat i valës së dytë në Melbourne, myslimania ankohet për ushqimin që ia dërgojnë – thotë se nuk është hallall

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Një grua myslimane është një prej personave të shumtë, që janë futur ne vetëizolim në nëntë ndërtesa kolektive në Melbourne të Australisë.

Por ajo vazhdimisht po ankohet se nuk po mund të ha ushqimin që po ia dërgojnë para derës, sepse sipas saj nuk është hallall.

Përdoruesi i TikTok, Dekaspamm, ka shpërndarë një sërë videosh duke ndarë përvojën e saj me të tjerët në ndërtesat kolektive, ku janë vetëizoluar si rezultat i valës së dytë të coronavirusit në Melbourne.

“Në ditën e parë kemi marrë pak bukë dhe këto gjëra. Më besoni se nuk do ta hanit po të kishit mundësi të keni ushqim tjetër. Jam myslimane, nuk mund të ha çfarëdo ushqimi që nuk është hallall. Si mund ta di se çfarë kanë futur në të. Edhe po të ishte hallall, nuk besoj se do ta haja”, dëgjohet duke thënë kjo grua duke iu referuar ushqimit.

Nëntë ndërtesa kolektive në veri të Melbroune dhe Flemington, janë futur në karantinë nga e shtuna mbrëma si rezultat i valës së dytë të coronavirusit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat