Infektohet edhe Presidentja e Bolivisë - Bota Sot
Infektohet edhe Presidentja e Bolivisë

Bota

Infektohet edhe Presidentja e Bolivisë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:49
Jeanine Anez Chaves

Covid 19 është një virus që nuk ka bërë asnjë dallim pavarësisht statusit social që mund të kesh, të infektuar kanë mbetur disa nga liderët më të fuqishëm botëror si kryeministri Anglisë presidenti Brazilit dhe i fundit në rrallë është shtuar presidentja e Bolivisë.

Presidentja e Bolivisë Jeanine Anez Chaves në një reagim në rrjetin social Twitter konfirmoi që pas testimit të kryer nga autoritetet shëndetësorë ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Anez dha një mesazh force dhe qëndrese që virusi nuk do ti pengojë në zbatimin e detyrave dhe nën shërbimi të popullit të saj duke shtuar ‘ të gjithë së bashku do të dalim nga kjo situatë’.

Konfirmimi erdhi një javë pasi Ministrja e Shëndetit në Bolivi Maria Eidy Roca tha që ajo gjithashtu ishte testuar pozitive për koronavirusin.

Kombi i Andeve me rreth 11.5 milion njerëz ka regjistruar më shumë se 42,000 raste të konfirmuara  dhe 1.500 vdekjeve dhe është një nga vendet më të prekura për frymë në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat