Iran, mbi 13.000 viktimave nga COVID-19

Bota

Iran, mbi 13.000 viktimave nga COVID-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Irani kaloi pragun e 13.000 të vdekurve nga COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Teheran duke bërë thirrje për respektimin e rregullave shëndetësore.

Republika Islamike, që ka konfirmuar zyrtarisht rastet e para me koronavirus në muajin shkurt, është larg vendeve më të prekura nga pandemia në Lindjen e Mesme.

“Me 203 të vdekur gjatë 24 orëve fundit numri total i viktimave arriti në 13.032”, theksoi Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton ATSh.

Lari njoftoi gjithashtu 2.349 persona të tjerë të testuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 259.652.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë i kërkoi edhe një herë kombit të respektojë distancimin social, të lajë duart dhe të mbajë maskat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat