Kreu i OBSH thirrje qeverive: Po veproni gabim, koronavirusi do ketë pasoja katastrofike nëse… - Bota Sot
Kreu i OBSH thirrje qeverive: Po veproni gabim, koronavirusi do ketë pasoja katastrofike nëse…

Bota

Kreu i OBSH thirrje qeverive: Po veproni gabim, koronavirusi do ketë pasoja katastrofike nëse…

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Shumë vende po gabojnë në përballjen me virusin që ka pushtuar botën. Këtë e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore e Shëndetësisë i cili thotë se Coronavirus do ketë pasoja katastrofike nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “kemi rritje të rrezikshme të rasteve në vendet ku masat e dëshmuara për uljen e rrezikut, nuk zbatohen ose nuk ndiqen”.

“Shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar”, tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë. “Virusi vijojn të jetë armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë. Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, ka vetëm një rrugë që do të ndjekë kjo pandemi. Do të përkeqësohet”, shtoi Tedros.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në udhëzimet e saj, vazhdimisht rekomandon mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe veshjen e maskave.
Koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 570,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat