Shefi i OBSH-së: Po s’u respektuan rregullat, pandemia do të bëhet keq, më keq e më keq - Bota Sot
Shefi i OBSH-së: Po s’u respektuan rregullat, pandemia do të bëhet keq, më keq e më keq

Bota

Shefi i OBSH-së: Po s’u respektuan rregullat, pandemia do të bëhet keq, më keq e më keq

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 09:47
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Numri i rasteve me Covid-19 në botë ka arritur në 13 milionë, duke u rritur për një milion vetëm në pesë ditët e fundit.

Pandemia ka marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzve për periudhën kohore prej gjashtë muaj e gjysmë, derisa shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se nuk do të ketë kthim në “normalitetin e vjetër” për të ardhmen e parashikueshme, veçanërisht nëse masat parandaluese neglizhohen.

“Më lejoni të jem i qartë, shumë vende në botë po shkojnë në drejtimin e gabuar, derisa virusi mbetet armiku publik numër një. Nëse nuk respektohen rregullat bazë, e vetmja rrugë nga po shkon kjo pandemi është që do të bëhet keq, më keq e më keq. Por, nuk duhet të ndodhë kështu”, ka thënë ai në një konferencë virtuale nga selia e OBSH-së nga Gjeneva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat