Mbi 15 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Bota

Mbi 15 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Është tejkaluar numri prej 15 milionë njerëzish të infektuar me coronavirus në botë, sipas Worldometers.

Numri më i madh i personave të infektuar deri më tani janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë regjistruar më shumë se katër milionë rastesh me COVID-19.

Situata më e vështirë është në shtetin amerikan të Floridës, e cila regjistron më shumë se 15 mijë rastesh të reja të të infektuarve në ditë.

Vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve është Brazili, ku ka më shumë se dy milionë me coronavirus, gjersa njëri nga të infektuarit është presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

Brazili pasohet nga India me më shumë se një milion njerëz të infektuar dhe gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 600 vdekje.

Siç paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit, shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Jugut dhe të Veriut.

Në Evropë, Rusia ka më së shumti të infektuar, e cila ka afër 800 mijë raste me COVID-19, e ndjekur nga Spanja me më shumë se 300 mijë rastesh.

Në kontinentin Evropian, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka një pamje të keqe epidemiologjike, me afër 300 mijë të infektuar dhe më shumë se 45 mijë persona që kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat