Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos u rrit për 13 miliardë dollarë

Bota

Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos u rrit për 13 miliardë dollarë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:57
Jeff Bezos

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thyer një tjeter rekord duke shtuar pasurinë e tij me 13 miliardë dollarë brenda një dite. Kjo konsiderohet një shifër rekord në kohën kur bota po përballet me krizën e pandemisë dhe gati gjysmë miliardë njerëz po përballen me varfëri ekstreme.

Jeff Bezos, një nga njerëzit më të pasur në planet, ka thyer një tjetër rekord.

Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, shënoi një rritje prej 13 miliardë dollarësh brenda një dite.

Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij, regjistroi ngritje 7.9 %.

Bezos, 56 vjeç, përllogaritet të ketë një pasuri me vlerë 189 miliardë dollarë. Që nga fillimi i këtij viti të ardhurat e tij janë shtuar me 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike – të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit – që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Gjatë kohës së pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.

Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet në më shumë se një mijë miliardë dollarë.

Megjithatë manjati është përballur edhe me kritika të shumta, pasi nuk ka kontribuar sa duhet në përballimin e pandemisë.

Oxfam, bamirësi i zhvillimit global, tha se ishte “me të vërtetë tronditëse” që Bezos kishte arritur të fitonte aq shumë para gjatë krizës së koronavirusit.

“Në një kohë kur vështirësitë janë të zakonshme, uria është në rritje dhe gjysmë miliardë njerëz të tjerë përballen me zhytje në varfëri ekstreme, është me të vërtetë tronditëse që një individ tashmë jashtëzakonisht i pasur ka xhep 74bn dollarë të tjerë” tha Rebecca Gowland, e cila kryeson fushatën dhe politikat e pabarazisë të Oxfam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat