Bilanci i koronavirusit në botë, mbi 16 milionë të infektuar

Bota

Bilanci i koronavirusit në botë, mbi 16 milionë të infektuar

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 08:18
Ilustrim

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në tërë botën e ka kaluar shifrën 16 milionë.

Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se deri më tani, të infektuar me koronavirus janë 16 milionë e 203 mijë e 478 persona. Prej tyre, për fat të keq, 648 mijë e 453 -kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa 9.9 milion persona janë shëruar.

Vendi më i prekur në botë nga pandemia vijon të jetë SHBA me 4.3 milionë të infektuar dhe 149 mijë e 398 viktima. Vendin e dytë e zë Brazili me rreth 2.4 milionë të infektuar dhe 86 mijë e 496 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet India ku numërohen rreth 1.4 milion të infektuar dhe 32 mijë e 96 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat