‘Çmendet’ kanali për fëmijë, shpërndan pamje të dy vajzave duke u puthur, ‘bum’ ankesash drejt televizionit

Bota

‘Çmendet’ kanali për fëmijë, shpërndan pamje të dy vajzave duke u puthur, ‘bum’ ankesash drejt televizionit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:49
CBBC transmetoi pamje të dy vajzave adoleshente duke u puthur në buzë

Transmetuesit publik britanik, BBC, i janë vërshuar më shumë se 100 ankesa pasi në kanalin e vet për fëmijë, CBBC, transmetoi pamje të dy vajzave adoleshente duke u puthur në buzë.

Muajin e kaluar, besohet se mijëra fëmijë e panë skenën në kanalin CBBC, ku dy vajza adoleshente shihen duke u puthur në emisionin “The Next Step”.

Ky emision ka karakter garues në vallëzim. Gjatë performancës mes shoqeve të quajtura Jude dhe Cleo, që përcillej me një këngë të artistit Shane Harte, u bë e qartë se mes tyre kishte më shumë se miqësi, shkruan “Metro UK”.

Ndonëse shumë shikues e vlerësuan lart kanalin CBBC për transmetimin e kësaj skene, disa të tjerë nuk ishin të kënaqur me atë që panë.

Merret vesh se më shumë se 100 shikues kanë dërguar ankesa në adresën e transmetuesit publik për këtë transmetim.

Sidoqoftë, televizioni e mbrojti vendimin e vet për transmetimin e kësaj skene, duke thënë se seria e emisioneve mund të reflektojë dhe duhet të reflektojë më shumë për jetën e të rinjve të komunitetit LGBTQ+.

“Kjo është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë për t’u siguruar që secili fëmijë të ndihet se është pjesë e shoqërisë, të ndihet i sigurt dhe të dijë se mund të jetë ai që dëshiron të jetë”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat