Krijohet gropa gjigante në Bejrut, ministria apel qytetarëve: Largohuni nga qyteti

Bota

Krijohet gropa gjigante në Bejrut, ministria apel qytetarëve: Largohuni nga qyteti

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes në Bejrut

Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, pasi pamja është qartësuar nga pluhuri, ka dalë në pah se është krijuar një gropë me përmasa gjigante si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë përreth vendit të shpërthimit shumë banesa janë shkatërruar.

Nga ana tjetër ministri libanez i shëndetësisë, Hamad Hasan, ka këshilluar qytetarët që kush mundet të largohet nga Bejruti.

Hasan ka cituar për mediat lokale që materialet e rrezikshme të shpërndara në ajër mund të kenë një efekt mortal afatgjatë.

Në magazinë ishin rreth 2700 tonë nitrat të sekuestruara në një depo në 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat