Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online - Bota Sot
Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bota

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kështu, rreth dy milionë nxënës në vendin e Amerikës Jugore nuk do të kenë mësim as në shkollë, as përmes internetit, së paku deri në janarin e vitit 2021, shkruan CNN.

“Viti shkollor është anuluar për shkak se shumica e zonave rurale nuk kanë internet”, tha Yerko Nunez, ministër i Presidencës.

“Fëmijët nuk kanë internet. Sistemi i fibrave optikë për fat të keq mbulon vetëm qytetet”, shtoi ai.

Organizata UNICEF ka raportuar se vetëm 40 për qind e nxënësve në Bolivi kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, por përderisa shtetet e tjera gjendje zgjidhje kretive, disa po mendojnë se Bolivia është dorëzuar shumë lehtë.

Shumë shtetet në mbarë botën e kanë ndërprerë procesin mësimor në shkolla që nga muaji mars për shkak të rrezikut nga pandemia. Vendet tash janë në mëdyshje sa i përket rihapjes së shkollave për vitin e ri shkollor që po afrohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat