Pandemia: Mbi 20 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Bota

Pandemia: Mbi 20 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:42
Ilustrim

Raportohet se është tejkaluar numri i të infektuarve prej 20 milionë i të infektuarve nga sëmundja Covid-19 e shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2. Deri tani janë regjistruar 736492 të vdekur nga kjo sëmundje dhe 12236118 të shëruar sipas raporteve.

Pas shpërthimit të parë të regjistruar në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar që u shpall si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me 11 mars të këtij viti tani sëmundja raportohet të jetë përhapur në 220 shtete dhe territore. Në 196 prej tyre është raportuar për fatalitete.

Tani sipas raporteve të institucioneve shëndetësore mbeten 7209019 raste aktive me sëmundje, 35.7 për qind.

Për të shëruar në botë raportohet për 12236118, 60 6 për qind, ndërsa të vdekur në shkallë botërore janë raportuar 736492 me shkallë të vdekshmërisë prej 3.6 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat