“Dhjetor vdekjeprurës”? Ekspertët i druhen një situate të frikshme! Paralajmërimi: Vdekjet do arrijnë…

Bota

“Dhjetor vdekjeprurës”? Ekspertët i druhen një situate të frikshme! Paralajmërimi: Vdekjet do arrijnë…

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit paralajmëron se muaji dhjetor mund të jetë vdekjeprurës, ku çdo ditë mund të regjistrohen 30 mijë viktima nga koronavirusi në hemisferën veriore.

Në studim theksohet se nëse gjithçka vazhdon si deri më tani, vdekjet në të gjithë botën do të arrijnë shifrën 1,9 milionë në dhjetor 2020. Kjo do të thotë që, sipas IHME-së, në muajt e ardhshëm do të dyfishohen bilancet aktuale, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 2,8 milionë.

Sipas IHME-së, gati 770,000 jetë në të gjithë botën mund të shpëtohen nga tani deri në 1 janar nëse respektohen masat anti-Covid. Rreth 27 milionë njerëz janë infektuar në gjithë globin, ndërsa numri i të vdekurve është mbi 880 mijë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat