Shifra shqetësuese: Mbi 1 miliard njerëz pritet të migrojnë gjatë viteve të ardhshme

Bota

Shifra shqetësuese: Mbi 1 miliard njerëz pritet të migrojnë gjatë viteve të ardhshme

Nga: A.M Më: 10 shtator 2020 Në ora: 09:38
MIgrimet

Më shumë se 1 miliard njerëz pritet të përballen me migrim brenda 30 viteve të ardhshme, pasi kriza e kushteve klimatike dhe rritja e shpejtë e popullsisë çojnë në një rritje të tillë të migrimit.

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), i cili nxjerr statistika vjetore të terrorizmit dhe paqes globale, tha se 1.2 miliardë njerëz jetojnë në 31 vende që nuk mund të i bënin ballë kërcënimeve ekologjike.

Ndërsa, nëntëmbëdhjetë vende vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit dhe ushqimit dhe ekspozimin më të madh ndaj katastrofave natyrore.

Sipas raportit, shumë nga vendet e rrezikuara nga kërcënimet ekologjike, duke përfshirë Nigerinë, Angolën, Burkina Faso dhe Uganda, parashikohet të përjetojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë, duke rritur edhe më shumë numrin e personave të migruar.

"Kjo do të ketë ndikime të mëdha shoqërore dhe politike, jo vetëm në vendet e pazhvilluara, por edhe në vendet e zhvilluara, pasi zhvendosja masive do të çojë në flukse më të mëdha refugjatësh në vendet më të zhvilluara," tha Steve Killelea, themeluesi i institutit, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Në studim thuhet se kërcënimet ekologjike paraqesin sfida serioze për paqen globale dhe se gjatë 30 viteve të ardhshme, mungesa e aksesit në ushqim dhe ujë do të rritet shkaku i mosbashkëpunimit global. Në mungesë të veprimit, trazirat civile, trazirat dhe konfliktet me shumë gjasa do të rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat