Murgu që riciklon plastikë, qendra e meditimit në Mianmar redukton mbetjet

Bota

Murgu që riciklon plastikë, qendra e meditimit në Mianmar redukton mbetjet

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:25
Foto

Një murg budist në Mianmar ka gjetur një zgjidhje për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në reduktimin e plastikës. I ndihmuar nga një grup vullnetarësh, ai ka ndërtuar një punishte ku mbetjet plastike riciklohen në enë ushqimi dhe materiale ndërtimi.

Një murg i shquar budist në Mianmar ka gjetur një mënyrë për të reduktuar mbetjet plastike.

Abati Ottamasara, i cili drejton qendrën e meditimit “Thabarëa”, i ndihmuar edhe nga dhjetëra vullnetarë mbledhin disa mijëra shishe plastike të përdorura në ditë nga komuniteti, duke i ricikluar një pjesë si enë ushqimi që përdoren në manastir dhe pjesën tjetër si materiale ndërtimi.

“Gjatë pandemisë po hidheshin në rrugë më shumë mbeturina plastike,” tha Ottamasara, 51 vjeç, i cili nisi punën e riciklimit tre muaj më pare, pasi vuri re se mbeturinat grumbulloheshin në rrugë gjatë shëtitjeve të përditshme që i bënte për të mbledhur donacione ushqimore.

Autoritetet nuk e organizojnë në mënyrë të përditshme riciklimin në Mianmar, ndërsa rreth 2,500 ton plehra hidhen çdo ditë në lagjen Yangon, shpesh në rrugë, në liqene, ose digjen.

“Nëse ne kërkojmë dhurime, njerëzit do t’i mbajnë ato të pastra,” tha Ottamasara.

“Atëherë ne mund t’i përdorim këto shishe plastike si enë ushqimore dhe kjo jo vetëm që kursen para, por gjithashtu zgjidh çështjen e mbetjeve plastike.”

Deri tani janë ricikluar rreth dy ton mbetje plastike, ose rreth 200,000 shishe plastike, duke kursyer rreth 10,000 dollarë.

Qendra e meditimit rreth 3.6 hektarë, pret punëtori për përpunimin e mbetjeve plastike.

Vullnetarët përdorin shishe plastike të varura për të bërë hije dielli dhe madje kanë ndërtuar një strehë duke përdorur goma makinash të mbushura me mbeturina plastike dhe çimento për të formuar muret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat