Koronavirusi/ Kjo është situata në Indi, Brazil dhe Meksikë

Bota

Koronavirusi/ Kjo është situata në Indi, Brazil dhe Meksikë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.054 vdekje, në Brazil 381 dhe në Meksikë 228.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 4.930.236 me 83.809 raste të reja, ndërsa me 1.054 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 80.776.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 3.859.399 njerëz.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 15.155 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.345.610 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 132.006 me 381 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.613.184.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 228 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 71.049. Ndërkaq, me 3.335 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 671.716.

Deri më tani, në vend janë shëruar 475.795 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat