COVID-19 shkakton dëme ekonomike më të vogla në botë se që ishte parashikuar

Bota

COVID-19 shkakton dëme ekonomike më të vogla në botë se që ishte parashikuar

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dëmet në ekonominë globale sivjet do të jenë më të vogla se që ishte pritur fillimisht, por ende “të paparashikueshme” ka konkluduar një panel ndërkombëtar.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tani parashikon një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në vitin 2020, në krahasim me rënie prej 6 për qind sa ishte paraparë në qershor, si pasojë e izolimeve dhe masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Rishikimi për sivjet është më pozitiv, por prapëseprapë, ekonomia globale po përballet me dëme të cilat OECD i ka përshkruar si “më të paparashikueshmet në kohët e fundit”.

Shefja e kësaj agjencie, Laurence Boone, ka thënë se mund të jenë më pak dëme se që është pritur fillimisht, por “nuk është rezultat i mirë”.

Sipas OECD-së, ndihma shtetërore duhet të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm dhe qeveritë duhet të shmangin “shtrëngimet ekonomike”.

Kjo organizatë ka parashikuar po ashtu se në vitin 2021 do të ketë “rimëkëmbje” më të dobët se që ishte parashikuar më herët.

OECD ka vlerësuar se humbja e aktivitetit ekonomik në botë si pasojë e pandemisë deri në fund të vitit 2021 do të jetë ekuivalente e prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë dhe Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat