Goditet me predha mortaje Zona e Gjelbër në Bagdad

Bota

Goditet me predha mortaje Zona e Gjelbër në Bagdad

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Sulmi ndodhi disa orë pasi një pajisje e improvizuar shpërthyese shënjestroi një autokolonë që po transportonte pajisjet e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit terrorist DEASH në provincën veriore Saladin.

Tre predha mortaje sot në mëngjes kanë rënë në Zonën e Gjelbër të fortifikuar në Bagdad, në të cilën janë të vendosur përfaqësitë diplomatike dhe institucionet qeveritare, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Tri predha mortaje në të gdhirë sot goditën Zonën e Gjelbër në Bagdadin qendror dhe nuk u regjistruan asnjë humbje ose dëmtim", theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sulmi ndodhi disa orë pasi një pajisje e improvizuar shpërthyese shënjestroi një autokolonë që po transportonte pajisjet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër grupit terrorist DEASH në provincën veriore Saladin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat