Autoritetet turke me një tjetër aktakuzë për vrasjen e Jamal Khashoggit

Bota

Autoritetet turke me një tjetër aktakuzë për vrasjen e Jamal Khashoggit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Dy të dyshuar po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Prokurorët turq kanë përgatitur një aktakuzë të dytë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e Stambollit, ku gjashtë shtetas sauditë po gjykohen si të pandehur.

Khashoggi, një kritik i Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite më 2 tetor të vitit 2018, ku shkoi për të marrë dokumentet e kurorëzimit, raporton aljazeera.

Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij u copëtua dhe u hoq nga ndërtesa gjersa eshtrat kurrë nuk u gjetën. Njëzet shtetas sauditë tashmë po gjykohen në Stamboll për vrasjen e gazetarit saudit.

Dy të dyshuar po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe katër, të cilët mbërritën në Stamboll midis 10 dhe 11 tetorit 2018, akuzohen për shkatërrim, fshehje ose ndërhyrje të paautorizuar në prova, të dënueshme deri në pesë vjet burg.

Një gjykatë në Arabinë Saudite lëshoi vendime përfundimtare për tetë persona në çështjen e gazetarit të vrarë në fillim të shtatorit të këtij viti.

Gjykata dënoi pesë të pandehur me 20 vjet burg në çështjen e vrasjes dhe tre persona u dënuan me nga shtatë deri në dhjetë vjet burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat