Zyrtari i lartë palestinez i infektuar me koronavirusi në gjendje të qëndrueshme

Bota

Zyrtari i lartë palestinez i infektuar me koronavirusi në gjendje të qëndrueshme

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:55
Saeb Erekat

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat është në një gjendje "serioze por të qëndrueshme" me Covid-19, ka thënë spitali izraelit që e trajton atë, raporton BBC.

Më herët të dielën Z. Erekat u transferua nga shtëpia e tij në Bregun Perëndimor në Spitalin Universitar Hadassah - Ein Karem, afër Jeruzalemit.

Z. Erekat doli pozitiv për koronavirus.

Organizata e Çlirimit të Palestinës tha se 65-vjeçari kishte nevojë për kujdes urgjent sepse kishte transplantuar mushkëritë në 2017-ën.

Në një deklaratë, spitali tha se ai arriti në "gjendje kritike" dhe duhej t'i jepej "oksigjen me rrjedhë të lartë".

"Z. Erekat po merr kujdes të nivelit të lartë profesional si të gjithë pacientët seriozë me koronë në Hadassah dhe stafi do të bëjë gjithçka për të ndihmuar shërimin e tij," tha drejtori i spitalit, Prof Zeev Rothstein. "Në Hadassah, ne e trajtojmë çdo pacient sikur të ishte i vetmi pacient."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat