Bukë falas në Nagorno Karabak

Bota

Bukë falas në Nagorno Karabak

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 00:28
Foto

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.

Image
1 Një bllok banesash, pothuajse i zbrazur në Stepanakert më 20 tetor. Stepanakert ishte shtëpi e mbi 55,000 personave, shumica armenë etnikë, përpara se të nisnin luftimet ndërmjet forcave armene dhe azerbajxhanase më 27 shtator. Që atëherë, shumë banorë janë larguar ky rajon i shkëputur për në Armeni. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.
 
Image
2 Punëtorët në një furrë në Stepanakert duke bërë bukë më 21 tetor. Pronarët e kësaj furre janë armenë etnikë. Ata po shpërndajnë falas bukë 700-gramëshe për personat që vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.
Image
3 Një burrë duke dalë nga furra, ku ka marrë bukë taze.
Image
4 Lena Ghevondian, furrtarja 55-vjeçare, thotë se që prej kur nisën luftimet në fund të shtatorit, ajo po punon në këtë furrë 12-orë në ditë./REL
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat