Pamjet e ndërtimit të anijes më të madhe, ajo peshon 185 mijë tonë – kushton 950 milionë dollarë

Bota

Pamjet e ndërtimit të anijes më të madhe, ajo peshon 185 mijë tonë – kushton 950 milionë dollarë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:33
Foto

Kompania e ndërtimit të anijeve P&O, ka publikuar një video me të cilën tregon procesin e ndërtimit të anijes më të madhe që ndonjëherë është ndërtuar.

Shikuesit mund të shohin punën dyvjeçare dhe procesin e ndërtimit të anijes, që ka kushtuar hiq më pak se 950 milionë dollarë dhe që emrin e ka Iona.

Pamjet janë filmuar në portin Meyer Werf në Papenburg të Gjermanisë, ku inxhinierët bashkuan forcat për ta realizuar projektin e shumëpërfolur.

Ajo peshon 185 mijë tonë dhe është 345 metra e gjatë dhe ka 17 kate – me një kapacitet prej 5.200 pushuesve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat