Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19

Bota

Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 për përdorim të gjerë. Vaksina është e kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t'u përdorur në masë.

Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza - të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës.

Rreth 10 milionë doza do të duhej të jenë në dispozicion së shpejti.

Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar nga plainifikimi në prodhim, duke marrë vetëm 10 muaj kohë në etapat e zhvillimit të cilat zakonisht zgjasin një dekadë.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat kundër përhapjes së koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët.

Kjo do të thotë, mbajtja e distancën fizike dhe maskave të fytyrës, izolimi dhe testimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat