Hungaria, vendi i parë në BE që lejon vaksinën kineze kundër COVID-19

Bota

Hungaria, vendi i parë në BE që lejon vaksinën kineze kundër COVID-19

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Hungaria është vendi i parë i BE, që lejon përdorimin e vaksinës kineze Sinopharm kundër Covid-19.
Autoriteti rregullator i Medikamenteve dhe i Ushqimit të Hungarisë ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Sinopharm e Kinës.

"Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit dha miratimin e tij për vaksinën Sinopharm", tha drejtoresha për shëndetin, Cecilia Muller, rapoeron Dw.

Javën e kaluar Hungaria gjithashtu u shkëput nga vendimet e BE, duke lëshuar një licensë të përkohshme për vaksinën Sputnik V të Rusisë. BE deklaroi se lidhja e marrëveshjes nga Hungaria jashtë kornizës së përbashkët të bllokut, ishte e papërshtatshme, edhe pse jo ilegale.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten (29.01) se qeveria e tij planifikon do të nënshkruajë një marrëveshje me firmën kineze duke shtuar se ai do ta zgjidhte atë për t'u vaksinuar vetë.

"Kinezët janë ata që e kanë njohur këtë virus më gjatë, prandaj ndoshta ata dinë më shumë për të, kështu që unë do të pres radhën time dhe kur të zgjedh, do të marr vaksinën kineze", tha Orban.

Shefi i kabinetit të kryeministrit tha se qeveria pritet të porositë 500.000 doza të vaksinës Sinopharm, për t'i shpërndarë në shkurt.

5 milionë doza vaksine nga Kina

Edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se  Hungaria ka rënë dakord të blejë 5 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm COVID-19.

Szijjarto tha se dozat që do të dorëzohen brenda katër muajve do të mundësojnë që Hungaria të vaksinojë 2.5 milionë vetë, rreth një e katërta e popullsisë së saj.

Administrata e Orbanit e hapi rrugën për aprovimin e vaksinës kineze të enjten (28.01), duke njoftuar se do të jepte miratim urgjent për çdo vaksinë që ishte përdorur tashmë të paktën tek një milion vetë kudo në botë.

Qeveria hungareze tha se dekreti ishte i nevojshëm për të shpejtuar procesin e miratimit. Ai gjithashtu lejon miratimin e një vaksine, nëse ajo është përdorur në tri vende të tjera, duke përfshirë të paktën një vend kandidat për BE ose të BE.

Orban tha se Hungaria po ndiqte vaksinimin masiv me vaksinën kineze në Serbinë fqinje, një vend kandidat për në BE që ka një komunitet të konsiderueshëm hungarezësh etnikë.

Kryeministri hungarez përpiqet prej kohësh për marrëdhënie të forta me Moskën dhe me Pekinin si pjesë të asaj që ai e quan një politikë të jashtme "pragmatike". Ai gjithashtu është rregullisht në mosmarrëveshje me Brukselin, veçanërisht për migrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat