Ishte duke u falur, kjo grua thotë se mbeti shtatzënë pa bërë kurrë seks

Bota

Ishte duke u falur, kjo grua thotë se mbeti shtatzënë pa bërë kurrë seks

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:29
Siti Zainah

Policia indoneziane janë duke e hetuar rastin e një vajze të re, e cila thotë se mbeti shtatzënë nga një “frymë” dhe lindi fëmijën vetëm një orë më vonë.

Siti Zainah, 25 vjeçe, lindi një vajzë javën e kaluar në qytetin Cianjur, në juglindje të provincës Java. Siti i tha mediave lokale se ishte në dhomën e ndejës kur mbeti shtatzënë nga fryma dhe brenda një ore e lindi vajzën.

Siti tha: “Pas lutjes së drekës, isha me fytyrë poshtë dhe më pas papritmas ndjeva një lloj fryme që hyri në vagjinën time”. Siti tha se 15 minuta më vonë ajo filloi të përjetonte dhimbje në stomak, i cili vazhdoi të rritej më shumë e më shumë, derisa shkoi në klinikë dhe lindi.

Sipas mediave lokale atje, lajmet për shtatzëninë e kësaj gruaje u përhapen shpejtë nëpër qytet dhe autoritetet lokale janë duke e hetuar rastin.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat