Vdes një grua pasi ishte qëlluar në protestat e Mianmarit

Bota

Vdes një grua pasi ishte qëlluar në protestat e Mianmarit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:56
Pamje nga protestat

Një grua e re ka vdekur mëngjesin e kësaj të premte, pasi ishte qëlluar në kokë nga policia gjatë protestave të javës së kaluar në Mianmar.

Lajmin për vdekjen e të rejës e ka bërë të ditur vëllai i saj. Mya Thwet Thwet Khine u qëllua më 9 shkurt gjatë protestës në kryeqytetin Naypyitaw.

Ajo ishte e shtrirë në një spital, mjekët i kishin thënë se nuk kishte shanse për t’u rikuperuar.

Protestat në Mianmar janë duke u zhvilluar për javë të tëra si kundërshtim i grushtetit të ushtrisë, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat