Afganistan: Spitalet janë mbushur me fëmijë të kequshqyer

Bota

Afganistan: Spitalet janë mbushur me fëmijë të kequshqyer

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Spitalet dhe organizatat bamirëse të Afganistanit thonë se po përkeqësohet gjendja e shëndetit të fëmijëve për shkak të mungesës së ushqimit të shëndetshëm për fëmijët. Vendi, që ka rënë në duar të talebanëve, nuk po ia del të sigurojë ushqim për shkak të krizës së thellë ekonomike.

Në spitalin e Kandaharit shtretërit janë mbushur me fëmijë, që po vuajnë nga kequshqyerja.

Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtori i spitalit ka thënë se numri i rasteve të fëmijëve të pranuar është dyfishuar në tetor, krahasuar me muajt paraprakë.

Organizatat ndërkombëtare të bamirësisë po mundohen të plotësojnë nevojat e spitalit për ushqim dhe ilaçe. Por me ngritjen e madhe të pacientëve të pranuar, ndihmat që llogariteshin se do të zbusnin gjendjen për gjashtë muaj nuk do të mjaftojnë as për tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat