Kanada ndalon importin e naftës nga Rusia

Bota

Kanada ndalon importin e naftës nga Rusia

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 22:37
Justin Trudeu

Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbështetur Presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

Sot, ne po shpallim ndalimin e të gjitha importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri nga e cila ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij”, tha Trudeau në një konferencë shtypi.

“Dhe ndërsa Kanadaja ka importuar shumë pak sasi në vitet e fundit, kjo masë dërgon një mesazh të fuqishëm,” shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat