Zelensky, bisedë telefonike me Biden, zbulohet kërkesa që ia bëri presidenti ukrainas

Bota

Zelensky, bisedë telefonike me Biden, zbulohet kërkesa që ia bëri presidenti ukrainas

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:07
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që ta vendosë Rusinë në listën e zezë të vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Këtë masë Shtetet e Bashkuara nuk e morën ndaj saj as gjatë Luftës së Ftohtë.

Kërkesa u bë nga udhëheqësi ukrainas gjatë bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan dy ditë më parë dhe Biden u përgjigj se do të shqyrtojë një sërë opsionesh për të rritur presionin ndaj Moskës.

Vendosja në listën e zezë do të rezultonte në sanksione të tjera, përfshirë kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat