Rusia ‘mobilizon me forcë’ popullsinë lokale në Kherson

Bota

Rusia ‘mobilizon me forcë’ popullsinë lokale në Kherson

Nga: A.SH Më: 21 prill 2022 Në ora: 07:34
Ukrainë

Po vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

Këto janë disa nga ngjarjet që u përcollën në Ukrainë:

-Në ditën e 57-të të luftës, ushtria ukrainase tha se trupat ruse po planifikonin të "mobilizonin me forcë" popullsinë lokale në qytetin jugor të Khersonit, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

-Ukraina akuzoi forcat ruse për ndalimin e mbështetjes humanitare në rajon.

-Trupat ruse vazhdojnë të kryejnë një operacion në pjesën lindore të Ukrainës për të vendosur kontroll -të plotë mbi Luhansk dhe Donetsk.

-Në qytetin Balakleya në Ukrainën lindore, trupat ruse sollën kolegët e tyre të plagosur në një klinikë lokale në vend që t'i çonin në një spital fushor.

-Ushtria e Ukrainës thotë se kjo tregon një "rritje të konsiderueshme" të numrit të ushtarëve rusë të plagosur në rajon.

-Forcat Ajrore të Ukrainës goditën katër objektiva - tre UAV dhe një raketë lundrimi.

-Në 24 orët e fundit, ushtria e Ukrainës ka shkatërruar një tank, 10 njësi të blinduara dhe dy automjete, një sistem artilerie, dy njësi speciale inxhinierike, një sistem raketash kundërajrore dhe një depo municioni armik.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat