Rreth 13,000 hetime për krime lufte po zhvillohen në Ukrainë

Bota

Rreth 13,000 hetime për krime lufte po zhvillohen në Ukrainë

Nga: A.M Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se po zhvillohen rreth 13,000 hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë.

Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive të luftës, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Më herët, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat