"Sulmi i Rusisë në Kiev synon të 'frikësojë ukrainasit' përpara samitit të NATO-së"

Bota

"Sulmi i Rusisë në Kiev synon të 'frikësojë ukrainasit' përpara samitit të NATO-së"

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:46
Pamje nga Kievi

Një sulm me raketa ruse që goditi Kievin kishte për qëllim të "frikësonte ukrainasit" në ditët përpara samitit të NATO-s, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko, përcjell Bota sot.

Sulmi i parë rus në kryeqytet në gati tre javë kishte për qëllim "të frikësonte ukrainasit... në afrimin e samitit të NATO-s" që do të mbahet në Madrid nga 28-30 qershor, tha Klitschko, i cili vizitoi skenën e shpërthimit.

Gazetarët e AFP thanë se një kompleks banimi u godit duke shkaktuar një zjarr dhe re tymi gri.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat