Ukraina përgënjeshtron separatistët: Lysychansk nuk është rrethuar

Bota

Ukraina përgënjeshtron separatistët: Lysychansk nuk është rrethuar

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:28
Ukrainë

Ushtria ukrainase ka hedhur poshtë pretendimet se separatistët e mbështetur nga Rusia dhe forcat ruse kanë rrethuar qytetin kyç lindor të Lysychansk.

Ruslan Muzytchuk, një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës i mohoi deklaratat në televizionin ukrainas.

Luftimet janë të ashpra rreth Lysychansk. Por për fat të mirë qyteti nuk është rrethuar dhe është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase”, tha ai.

Një zëdhënës i forcave separatiste pro-ruse tha më herët për mediat shtetërore ruse se Lysychansk ishte plotësisht i rrethuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat