12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante

Bota

12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:09
12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares

Dymbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një vajze tetë vjeçare në Australi.

Elizabeth Struhs vdiq më 7 janar në një shtëpi në jug të Brisbane, pasi nuk mori insulinnë për gati një javë.

Në fillim të këtij viti, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe mossigurim të nevojave të jetës.

Sipas BBC, policia tha se do të akuzojë 12 persona të tjerë, të moshës 19 deri në 64 vjeç për vdekjen e vajzës.

Grupi ishte dijeni të përkeqësimit të gjendjes së Elizabeth, por nuk kërkoi ndihmë, tha Policia e Queensland në një deklaratë.

Prindërit e saj, Jason dhe Kerrie Struhs  janë anëtarë të një grupi të vogël fetar në qytetin e Toowoomba që nuk është i lidhur me ndonjë kishë të zakonshme, sipas mediave lokale.

Policia pretendon se dyshja dhe të tjerët u lutën për shërimin e Elizabeth pasi ajo u sëmur rëndë.

Kryeinspektori i Detektivit Garry Watts tha se policia ishte befasuar nga ajo që gjeti, duke e quajtur hetimin të paprecedentë.

“Në 40 vitet e mia të policisë, nuk jam përballur kurrë me një çështje si kjo”,  tha ai.

“Dhe unë nuk jam në dijeni të një ngjarje të ngjashme në Queensland, e lëre më Australi.”

Në një mbledhje fondesh të ngritur për të mbështetur vëllezërit e motrat e Elizabeth, motra e saj më e madhe Jayde Struhs tha se familja e saj ishte e shkatërruar dhe me zemër të thyer.

“Ne jemi përballur me realitetin brutal, njerëzit që duhet ta mbronin nuk janë kujdesur për të. Ne mund të mos e dimë kurrë shtrirjen e plotë të asaj që ndodhi”, shkroi ajo.

Ajo tha se prindërit e saj të larguar ishin pjesë e një kulti “të drejtuar nga frika dhe kontrolli” që e çoi besimkin në ekstremet e saj.

12 personat e arrestuar të martën pritet të dalin para gjykatës të mërkurën. Jason dhe Kerrie Struhs do të kthehen në gjykatë më vonë në korrik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat