Pas Iris-T dhe Gepardit, Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2

Bota

Pas Iris-T dhe Gepardit, Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Parlamenti gjerman ka konfirmuar se SHBA-të do të mbështetin vendimin e Bundestagut, sa i përket dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Ishte raportuar se Gjermania mund t’i dërgojë 80 tanke në Ukrainë, që janë prodhuar në fabrikën Rheinmetall and Krauss-Maffie.

Madje parlamenti gjerman ishte zotuar se këtë mund ta bëjë shumë shpejt, e tani me mbështetjen amerikane kjo gjë duket se tashmë është punë e kryer.

Kujtojmë që Gjermania i ka dërguar së fundmi Ukrainës sistemin e avancuar raketor Iris-T, si dhe mjetet e blinduara Gepard që janë të specializuara në rrëzimin e aeroplanëve dhe dronëve.

Megjithatë mbështetja gjermane për Ukrainën në fillim të luftës ishte paksa më e zbehtë, për faktin se e tëra Evropa kishte frikë se një veprim i tillë vetëm sa do ta zgjeronte luftën jashtë kufijve të Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat