Raportohen shpërthime në Kiev

Bota

Raportohen shpërthime në Kiev

Nga: A.SH Më: 28 mars 2023 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko, shpërthime u raportuan në Kiev më 27 mars, përcjell Bota sot.

Sipas kryebashkiakut, shpërthimet u dëgjuan në lagjet Sviatoshyn dhe Obolon të qytetit.

Një dyqan është në flakë në Sviatoshyn, shkroi kryebashkiaku. Po sqarohet informacioni për viktimat.

Administrata Ushtarake e Oblastit të Kievit raportoi se mbrojtja ajrore ishte aktive në Rajonin e Kievit më 27 mars.

Autoritetet paralajmëruan për një sulm me dron në orën 22:12. Koha lokale.

Që nga ora 12:00 me orën lokale, alarmi për sulm ajror është në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat