Macron: Franca e gatshme për trajnimin e pilotëve luftarakë të Ukrainës

Bota

Macron: Franca e gatshme për trajnimin e pilotëve luftarakë të Ukrainës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:40
Foto nga takimi

Franca është e hapur për trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë me transmetuesin francez TF1 të hënën, pasi priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën në mbrëmje.

“Ne kemi hapur derën për trajnimin e pilotëve luftarakë”, tha Macron. “Trajnimi mund të fillojë menjëherë”, shkruan BBC.

Kur u pyet nëse Franca do të dërgonte avionë luftarakë në Ukrainë, Macron u përgjigj se ai nuk po fliste për “aeroplanë” por “raketa” dhe “stërvitje”.

“Ne nuk do të dorëzojmë armë që do të lejojnë [Ukrainën] të arrijë në tokën ruse”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat