Rritet numri i të mbyturve si pasojë e shembjes së digës në Ukrainë

Bota

Rritet numri i të mbyturve si pasojë e shembjes së digës në Ukrainë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2700 janë evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Ukrainës pas shembjes së digës Nova Kakhovka, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.

Njëqind e nëntëdhjetë fëmijë janë në mesin e të evakuuarve, tha Ihor Klymenko, minisër i Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Në zonat e përmbytura të kontrolluara nga Ukraina në rajonin Kherson, Klymenko tha se pesë persona kanë vdekur dhe 35 persona janë zhdukur, përfshirë shtatë fëmijë. Ai tha gjithashtu se një person ka vdekur në rajonin e Mykolaiv.

Në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, i cili shtrihet në rrjedhën e sipërme të digës së shkatërruar, pothuajse 162000 njerëz ishin pa ujë, shtoi ai.

Në territorin e përmbytur të pushtuar nga Rusia, të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Oleshky, tha për mediat ukrainase të dielën Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

Prokudin akuzoi autoritetet e instaluara nga Rusia për pengim të evakuimit nga bregu lindor i lumit,“duke vendosur postblloqe dhe duke mos i lënë njerëzit jashtë”. Ai tha se vetëm njerëzit që kishin kaluar në pasaportat ruse po lejoheshin.

Sipas administratës ushtarake rajonale Kherson, granatimet nga forcat ruse gjithashtu vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve për evakuim.

”Armiku kreu 41 sulme gjatë ditës së kaluar, duke lëshuar 247 predha nga mortaja, artileri, Grad MLRS, UAV dhe avionë”, tha administrata në një postim në Telegram të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat