Putin nuk do të marrë pjesë në samit në Afrikën e Jugut, i frikësohet arrestimit

Bota

Putin nuk do të marrë pjesë në samit në Afrikën e Jugut, i frikësohet arrestimit

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:07
Foto nga takimi

Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti rus Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të paraparë për muajin e ardhshëm.

Takimi i vendeve të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – do të mbahet në Johannesburg në fund të muajit të ardhshëm.

Por me një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Putinin me akuzën e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, Afrika e Jugut u përball me një dilemë.

Si një anëtare e GJNP-së, Afrikës së Jugut në teori do t’i kërkohet ta arrestojë atë nëse ai shkel në vend.

Afrika e Jugut konfirmoi muajin e kaluar se do të vazhdojë të jetë nikoqir i samitit, pavarësisht spekulimeve se mund të zhvendoset në Kinë, në mënyrë që Putin të mund të marrë pjesë në një vend që nuk është i detyruar ta arrestojë atë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu do të marrë pjesë në emër të Rusisë. Të gjithë krerët e tjerë të shteteve janë ftuar të marrin pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat